Matthaus - i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane

Futboll

Matthaus - i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:24
Matthaus - i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane

Lothar Matthaus ishte i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane në Barcelonë. Ish-legjenda e Bajernit tha për “Sky Sport” se skuadra e Nagelsmanit bëri gjithçka mirë dhe kjo, për meritë të trajnerit.

Për fitoren – “Ishte një fitore më se e merituar për Bajyrnin që dominoi në të gjitha aspektet", tha Matthaus .

Nagelsman e kishte përgatitur mirë ndeshjen nga ana taktike duke parë edhe vështirësitë e kundërshtarit. Presingu i madh dhe loja e shpejtë bukosën spanjollët të cilët sot (dje) u dukën një skuadër e vogël.

Shumë gjëra kanë ndryshuar te Barça, është diçka që duhet pranuar”, pohoi Lotar.

“Ishte një pjesë e parë e dominuar nga Bajerni, Barcelona nuk ishte asnjëherë e rrezikshme. Mungesa e Mesit ndihet shumë, edhe pse duhet ta pranoj që dhe po të ishte ai, prapë skuadra do të vuante.

Depaji u mundua të bënte diçka, por pa sukses pasi ishte i vetëm në sulm. Luk de Jong ende nuk është futur në mekanizmat e skuadrës dhe u duk që kishte vështirësi ndaj Upamekanos që për mua bëri një ndeshje të madhe, ndoshta më të mirën që kur ka ardhur te Bajerni”, tha Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat