Eriksen e Stefano Sensi do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi

Futboll

Eriksen e Stefano Sensi do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:28
Eriksen e Stefano Sensi do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi

Inter – Real Madrid është një prej ndeshjeve më interesante që do të zhvillohet sonte në Ligën e Kampionëve.

Përballja e sontme mes tyre do të zhvillohet në “Guiseppe Meazza”, teksa për të dy skuadrat do të jetë ndeshja e parë në kuadër të Grupit D.

Mungesat

Christian Eriksen e Stefano Sensi do t’i mungojë skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi, teksa në dyshim ende është Alessandro Bastoni.

Kurse, Carlo Ancelotti nuk do t’i ketë në dispozicion as sonte të lënduarit: Gareth Bale, Toni Kroos, Marcelo, Ferland Mendy e Dani Ceballos, kurse në dyshim mbetet David Alaba.

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Gutierrez; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr.

Ndeshja mes Interit dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat