Në garë për Rudigerin

Futboll

Në garë për Rudigerin

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:17
Në garë për Rudigerin

Antonio Rudiger mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Palët janë duke negociuar për një kontratë të re, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur. Kontrata e Rudigerit me “Blutë” skadon më 30 qershor 2022 dhe gjermani mund të largohet si lojtar i lirë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Kësisoj, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini raportohet se po monitorojnë situatën e lojtarit. Klubet e interesuara mund të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake me 28-vjeçarin në janar dhe pastaj ai t’iu bashkohet si lojtar i lirë në verë.

Në anën tjetër thuhet se Rudiger është gati të qëndrojë te Chelsea, por vetëm nëse klubi i plotëson kërkesat e tij. Më herët u raportua se ai po kërkon një rritje të pagës nga 7.2 në 11.2 milionë euro në vit.

Kujtojmë se PSG kishte tentuar transferimin e Antonio Rudigerit edhe kur trajner i skuadrës ishte Thomas Tuchel, teksa Real Madridi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pas largimit të Sergio Ramosit dhe Raphael Varanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat