Myrto Uzuni është më gati se kurrë

Futboll

Myrto Uzuni është më gati se kurrë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:24
Myrto Uzuni është më gati se kurrë

Kompeticionet Europiane/ Strakosha titullar, Hysaj do të pushojë! Uzuni udhëheq Ferencvaroshin, ja legjionarët që pritet të zbresin në fushë

Tomas Strakosha në Europë dhe Pepe Reina në kampionat. Lacio e kuqezinjve (së bashku me Elseid Hysajn) ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të përballet sot me Gallatasarajin. Portieri i Kombëtares sonë që vlen 14 milionë euro do të rikthehet të luajë nga minuta e parë në Ligën e Europës.

Strakosha që numëron 177 ndeshje me Lacion ka besimin e trajnerit Sarri, i cili do t’i japë mundësinë “gardianit” 193 centimetra të mbrojë portën sot.

Ndërkohë Elseid Hysaj duket se ka nevojë për pushim. Në stërvitjen e djeshme mbrojtësi nuk është projektuar për në formacionin titullar, ndonëse i besuari i Sarrit ka një eksperiencë të madhe në Europë, duke numëruar 31 prezenca.

Myrto Uzuni është më gati se kurrë"! Kështu e komenton faqja zyrtare e Ferencvaroshit nisjen e aventurës europiane. Përveç mesfushorit të Kombëtares shqiptare, gati për aventurën në Ligën e Europës është edhe Ferencvaroshi. Ditën e sotme në orën 18:45 Uzuni me shokë do të përballet me skuadrën gjermane të Bajer Leverkusenit.

Sezoni i dytë radhazi për shqiptarin që luan në Europë, kujtojmë sezonin që lamë pas ku me ekipin e tij bënte pjesë në grupet e Champions-it dhe performancat e shkëlqyera në fushën e lojës në përballje me skuadra si Barça apo Juventusi. Uzuni, gjithsej për Ferencvaroshin ka  shënuar 20 gola dhe 10 asiste, ndërsa në Europë numëron 8 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat