Klopp: Nuk e kuptoj

Futboll

Klopp: Nuk e kuptoj

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:04
Klopp: Nuk e kuptoj

Jurgen Klopp pranon se ai është i surprizuar që në merkaton e verës nuk mbërriti asnjë ofertë për sulmuesin e tij Divok Origi. Sulmuesi belg, i cili ishte titullar kundër Milanit në Champions të mërkurën u kujtoi të gjithëve cilësitë e tij me asistin për golin e Salahut në fitoren 3-2 në “Anfield”.

Ai u zëvendësua pas një ore lojë pas një kontraktimi muskulor, përpara se Henderson të shënonte golin e përmbysjes nga jashtë zone.

Njerëzit harrojnë se sa i mirë ai është. Por është e vështirë të hysh në këtë skuadër. Në merkaton e verës, ne të gjithë mendonim se do të vinte një ofertë e duhur për të, por me sa duket njerëzit nuk shohin mjaftueshëm futboll”, tha tekniku gjerman pas fitores të mërkurën.

26- vjeçari është lënë jashtë skuadrës në tri ndeshjet e fundit të Liverpulit në Premier Ligë dhe pritej që të largohej në merkaton e fundit duke qenë se është një zgjedhje e pestë në sulm, pas Sadio Manesë, Mohamed Salahut, Roberto Firminos dhe Diogo Zhotës.

Megjithatë, sulmuesi, i cili ka shënuar 35 gola (15 asiste) në 158 ndeshjet e tij me fanellën e “Reds”-ve mund të ketë shanset e tij kur Klopi të bëjë rrotacion këtë sezon. Ai nuk ishte e vetmja surprizë në skuadrën e gjermanit në sfidën e parë të Champions-it në Grupin B. Klop kurseu edhe Van Dajkun dhe Manenë, ndërsa Gomezi ishte titullar për herë të parë pas gati një viti.

Origi është një sulmues i shkëlqyer. Ai do të vlerësohet si një legjendë pasi të largohet. Mund të kishte shkuar që në verë, por futbolli është një vend i çmendur dhe njerëzit harrojnë se sa i mirë ai është.

Por ai nuk ishte në planet e skuadrës, jo sepse ka bërë diçka të gabuar, por për shkak se ne duhet të vendosim për pozicionet”, përfundoi tekniku..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat