Merret vendimi final për Ibrën

Futboll

Merret vendimi final për Ibrën

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:42
Merret vendimi final për Ibrën

Milani do të duhet të heqë dorë nga Ibra për ndeshjen e madhe, që do ta luajë nesër mbrëma kundër Juventusit. Suedezi bëri stërvitje individuale dje pasdite, por nuk është gati për t’u kthyer në veprim.

Me sezonin ende për t’u luajtur, Ibra vendosi t’i marrë gjërat me qetësi, për t’u shëruar plotësisht nga inflamacioni i tendinës së Akilit. Ashtu si Messias, edhe Bakayoko po lufton me një dëmtim të pulpës së këmbës, çka do ta mbajë jashtë fushave për disa ditë.

Këtë mëngjes, Pioli largoi edhe dyshimin e vetëm në sulm. Rebic është aktualisht favorit për fanellë titullari, sepse Giroud vuan nga një shqetësim i lehtë në shpinë. Francezi pritet të hyjë në pjesën e dytë, siç bëri në Ligën e Kampionëve në mesjavë, në “Anfield”.

Një stafetë që pret kthimin e Ibrës dhe rikuperimin e plotë të Pietro Pellegri, sulmuesi tjetër që Stefano Pioli shpreson ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion.

Ndërsa Rafael Leao do të përdoret në pozicionin e krahut të majtë, me detyrën për të ndihmuar Rebic të sulmojë hapësirat dhe të shënjestrojë mbrojtjen e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat