Tifozët ‘Xhebrailat’ pas ndeshjes Ballkani - Llapi: I kërkojmë ndjesë secilës femër 

Futboll

Tifozët ‘Xhebrailat’ pas ndeshjes Ballkani - Llapi: I kërkojmë ndjesë secilës femër 

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 22:18
Tifozët ‘Xhebrailat’ pas ndeshjes Ballkani - Llapi: I kërkojmë ndjesë secilës femër 

Tifozët “Xhebrailat” kërkojnë falje për shprehjet e përdorura në ndeshjen e sotme në përballjen mes Ballkanit dhe Llapit, që u zhvillua në Therandë. 

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës nga Podujeva. Një ndeshje që pati skena të pahijshme në disa momente dhe u ndërpre disa herë ndeshja.   

“Së pari i kërkojmë ndjesë secilës femër dhe atyre fëmijëve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.

Xhebrailat asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk janë pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.

Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e anëtarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojmë të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.

Xhebrailat ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuan nga tribuna, askund në botë nuk ekziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (pe... sa nuk hedhën gjësende ose ndonjë përleshje), prandaj e cilësojmë absurde vendimin për përjashtimin tonë.

Xhebrailat mirëpresin këdo që e don futbollin apo sportet në përgjithësi”, reagojnë “Xhebrailat 1992” në profilin e tyre në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat