Tifozët pushtojnë fushën dhe ndërpresin ndeshjen

Futboll

Tifozët pushtojnë fushën dhe ndërpresin ndeshjen

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:09
Tifozët pushtojnë fushën dhe ndërpresin ndeshjen

Për të dytën herë në katër javë, tifozët zbresin në fushë në një ndeshje të Ligue 1 dhe shkaktojnë ndërprerjen e takimit, teksa pas rastit të Nice-Marseille, ku sfida nuk rifilloi më, ngjarja u përsërit në përballjen Lens-Lille.

Tifozët e të dy palëve u përplasën vazhdimisht me thirrje ofenduese me njëri-tjetrin dhe pritën fundin e pjesës së parë për të provuar të lajnë hesapet fizikisht, teksa fusha e blertë u shndërrua në një arenë, të cilën stjuartët e kishin të pamundur ta mbanin nën kontroll.

Qindra fansa zbritën në fushë për t’u përleshur, ndërsa pas ndërhyrjes edhe të forcave të policisë, situata u vu nën kontroll dhe ndeshja vijoi normalisht deri në fund, por pas më tepër se 30 minutash pushim ndërmjet dy pjesëve.

Sipas mediave franceze, për rastin e rëndë janë arrestuar disa persona dhe hetimet vijojnë për të identifikuat të tjerë tifozë që zbritën në fushë, ndërsa rasti i përsëritur në pak kohë ndez sirenat e alarmit në Ligue 1, pasi duket se diçka nuk shkon në shkallët e tribunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat