Ndreu: Fitorja mund të shkojë edhe në krahun e Kukësit

Futboll

Ndreu: Fitorja mund të shkojë edhe në krahun e Kukësit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:42
Ndreu: Fitorja mund të shkojë edhe në krahun e Kukësit

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, është i bindur se për skuadrën e tij është çështje kohe që të tregojë veten.

Për “Panorama Sport”,  ai tha: "Ai ishte viti i kaluar, ata tani janë tjetër skuadër dhe ne jemi tjetër.

Por, gjithsesi nga ajo që kam parë në një ndeshje miqësore të tyre, është një skuadër e mirë, ka lojtarë me nivel dhe mendoj që do jetë një ndeshje shumë e fortë.

Por ajo që unë dua të them është se po ta kapësh hollë, të gjitha ndeshjet të forta janë pasi 10 ekipe janë, ndaj edhe me Kukësin jemi munduar ta përgatisim mirë skuadrën gjatë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicion dhe ajo që unë kërkoj gjithmonë nga lojtarët, është që të japin maksimumin.

Prandaj quhet futboll, pasi fitorja mund të shkojë edhe në krahun e Kukësit dhe në krahun tonë, por ne nëse do të luajmë mirë, do të japim maksimumin. Atëherë edhe nëse nuk marrim pikët e plota, e rëndësishme është që jemi aty, prezent me lojë, me shpirt gare, me atë që garantojnë të ardhmen e skuadrës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat