Refuzon rinovimin me Bayernin

Futboll

Refuzon rinovimin me Bayernin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:39
Refuzon rinovimin me Bayernin

E ardhmja e Kingsley Coman duket larg Mynihut, pasi sulmuesi anësor francez ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës me klubin bavarez, ndaj drejtuesit e Bayernit janë gati të presin ofertat në drejtim të tij, për të mos e humbur me parametra zero.

Kontrata e 24-vjeçarit me klubin bavarez skadon verën e 2023-shit dhe për të mos e humbur me parametra zero, gjermanët janë gati të dëgjojnë ofertat në drejtim të tij këtë verë, duke qenë se adhuruesit nga kampionati anglez nuk i mungojnë.

Edhe ish drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger deklaroi se bavarezët kanë humbur shumë lojtarë me parametra zero vitet e fundit, ndaj tani duan të ndryshojnë strategji dhe të shesin futbollistët kur vijnë oferta joshëse.

Ndërkohë Coman u kërkua që këtë verë nga Chelsea e Liverpool në kampionatin anglez, por Bayerni rezistoi, duke ngritur ndjeshëm pretendimet për kartonin e tij, ndaj marrëveshja mund të arrihet verën e ardhshme, për një shifër prej jo më shumë se 35-40 milionë eurosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat