Deklaratë emocionuese, para se të vdes, dua ta shoh Cristianon me këtë ekip...

Futboll

Deklaratë emocionuese, para se të vdes, dua ta shoh Cristianon me këtë ekip...

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:56
Para se të vdes, dua ta shoh Cristianon me këtë ekip...

CR7, para se të kthehej në “Old Trafford”, dukej një hap larg shkuarjes te Manchester City.

Dolores, në këtë drejtim, shpjegoi: “Në televizion folën për Manchester City, por djali më tha: Mami, mos u shqetëso për atë që thonë, sepse unë do të shkoj te Manchester United.

Unë i thashë që më pëlqente shumë me atë që bëri. Të shohësh stadiumin plot, me 75.000 njerëz, duke brohoritur emrin e tij ishte një emocion i madh”.

Te “Djajtë e Kuq”, ylli portugez mbërriti në një moshë shumë të re nga Sporting Lisbona, duke u bërë kampioni që të gjithë e vlerësojnë sot. Duke u kthyer në atë moment, 18 vite më parë, më 2003, Dolores zbulon:

“Në fund të një ndeshjejeje kundër Manchester United, ai më tha: Manchesteri është i interesuar për mua.

Dhe unë isha mosbesuese: Çfarë thua? Kaq i ri? Cristiano m’u përgjigj: Mami, mos m’i prit krahët. Dhe ndodhi ashtu si deshi. Pa futboll, ai nuk ishte askushi. Ai do të ishte bërë murator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat