Garon për president

Futboll

Garon për president

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:58
Garon për president

Samuel Eto’o është kandidat për presidencën e Federatës së Futbollit të Kamerunit. Ish-sulmuesi i Interit, Barcelonës dhe Chelsea, ndër të tjera, ka vendosur të dalë në fushë-betejë për të zëvendësuar numrin 1 aktual, Seidou Mbombo Njoya, të cilin e kishte mbështetur në fushatën e mëparshme elektorale.

Zgjedhjet e “Fecafoot” janë caktuar për më 11 dhjetor 2021 dhe Eto’o konkuron me sloganin “Është koha për të rindërtuar futbollin tonë”.

Si kandidat për president, ish-futbollisti i njohur deklaron:

“Dëshira jonë është që të shikohet përtej interesave personale, të rifillojnë ligat lokale, të garantohet rregullsia dhe shikueshmëria e tyre. Tri vite më parë unë mbështesja një projekt që më dukej premtues për të ardhmen e futbollit tonë. Nuk jam penduar, edhe nëse pritshmëritë nuk u përmbushën. Megjithatë, është e rëndësishme të mësosh prej këtij dështimi për të menaxhuar mirë”.

Samuel Eto’o, gjithashtu ka bërë tashmë një premtim: ai do të heqë dorë nga paga e presidentit nëse zgjidhet në këtë pozicion:

“Unë ju paraqitem me një angazhim revolucionar, për të mos marrë në xhep asnjë qindarkë mujore, të parashikuara për funksionet e presidentit të federatës. Këto para do të jenë të destinuara për zhvillimin e futbollit amator. Unë, gjithashtu, do të ndihmoj për të tërhequr financime të jashtme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat