Magani nuk mërzitet për rezultatin

Futboll

Magani nuk mërzitet për rezultatin

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:56
Magani nuk mërzitet për rezultatin

Gugash Magani nuk mërzitet për rezultatin në Cërrik, por mendja e tij tashmë është te ndeshja e së hënës ndaj Skënderbeut për kampionat.

“Është një rezultat që më kënaq, duke ditur specifikën e Kupës. Ishte një takim i luftuar.

Aktivizuam tre lojtarë, që kishin pak minutazh në kampionat. Po mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat.

Na presin takime shumë të forta, prandaj duhet të jemi të përqendruar për të bërë mirë, duke marrë fitoren e parë”, deklaroi trajneri i Egnatias.

Nga ana tjetër, trajneri i Turbinës, Alfred Allamani, ndien keqardhje për golin e pësuar në fund. “Më vjen keq që nuk fituam këtë takim, pasi luajtëm mirë përballë një ekipi të fortë si Egnatia.

Përgëzoj djemtë për atë që dhanë në fushë, pasi ishin të shkëlqyer të gjithë. Nuk do të dorëzohemi, por do të luftojmë për t’u kualifikuar në takimin e kthimit. Mendja jonë tashmë është te transferta e fundjavës, ku do kërkojmë të marrim rezultat pozitiv në Ballsh”, deklaroi Allamani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat