Lewandowski, nuk arrin rekordin e Mullerit

Futboll

Lewandowski, nuk arrin rekordin e Mullerit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:26
Lewandowski, nuk arrin rekordin e Mullerit

Skuadra e Bayern Munihut regjistroi fitoren e pestë radhazi në Bundesligë, duke triumfuar ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Greuther Furth me rezultat 3:1.

Ndonëse ‘bavarezët’ shënuan fitore, Robert Levandovski më në fund u nda nga goli me ekipin bavarez pas një kohe të gjatë.

Sulmuesi polak ishte në një ecuri prej 19 ndeshjeve radhazi duke realizuar së paku një gol në të gjitha garat, 15 prej të cilave vinin vetëm në Bundesligë.  

Ecuria e shënimit e Lewandowskit filloi që nga 11 shkurti, kur kishte dështuar të shënonte për herë të fundit, dhe që atëherë ai kishte shënuar në 19 ndeshje të njëpasnjëshme.

Dëshpëruese për polakun mund të jetë edhe fakti që nuk arriti të barazonte rekordin e Gerd Muller i cili e mbante me 16 ndeshje radhazi duke realizuar së paku një gol, gjersa ai e mbyll këtë me 15 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat