Ansu Fati kthehet kundër Levantes

Futboll

Ansu Fati kthehet kundër Levantes

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:03
Ansu Fati kthehet kundër Levantes

Mes lajmeve pafund të këqija në Barcelonë, vjen një lajm, që ngroh zemrat dhe sjell shpresën të tifozët.

Numri i ri 10 i skuadrës dhe talenti më i madh i klubit, Ansu Fati, pritet të kthehet në fushë nesër.

Mundo Deportivo raporton se ylli i Spanjës pritet të luajë rreth 20 minuta ndaj Levantes në “Camp Nou”.

I riu kthehet pas një sprove të madhe prej 10 muajsh, ku iu desh të qëndronte 10 muaj jashtë fushave të blerta.

Më në fund ai kthehet, por me shumë përgjegjësi. Fati vjen më barrën e të qenit shpresa e madhe për ringjalljen e një klubi në gjendje kritike sportive dhe ekonomike.

Gjithsesi, nesër nuk priten mrekulli nga ai, do t’i duhet kohë të rikuperojë më të mirën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat