FSHF: Bajrami ka zhvilluar një ndeshje të mirë

Futboll

FSHF: Bajrami ka zhvilluar një ndeshje të mirë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:17
FSHF: Bajrami ka zhvilluar një ndeshje të mirë

Një tjetër sinjal i mirë vjen nga futbollistët kuqezi që aktivizohen në kampionatet europiane.

Nedim Bajrami, mesfushori shqiptar që luan në radhët e Empolit është bërë sërish protagonist me skuadrën italiane këtë të diel teksa ka kthyer në gol një 11-metërsh në minutën e 54-t të takimit.

Bajrami ka zhvilluar një ndeshje të mirë kundër Bolonjës, ndërsa është hedhur në fushën e lojë që nga minuta e parë e takimit nga trajneri Andreazzoli, për t’u zëvendësuar në minutën e 80-të nga një tjetër talent shqiptar, Kristjan Asllani.

Ky ishte goli i dytë për mesfushorin kuqezi në radhët e Empolit, duke treguar kështu aftësitë e tij të shkëlqyera si futbollist, - shkruan në faqen e FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat