Rrapaj: Jam pak i mërzitur për rezultatin se prisnim fitoren

Futboll

Rrapaj: Jam pak i mërzitur për rezultatin se prisnim fitoren

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 23:05
Rrapaj: Jam pak i mërzitur për rezultatin se prisnim fitoren

Arinaldo Rrapaj mund të cilësohet si heroi i Partizanit. Mesfushori hyri si zëvendësues dhe shënoi golin e barazimit me Vllazninë duke shmangur humbjen për të kuqtë. Ky gol ishte i veçantë për Rrapajn pasi ishte goli i parë me fanellën e Partizanit, teksa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, mesfushori u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që shënova golin e parë. Jam pak i mërzitur për rezultatin se prisnim fitoren, por mendoj se në vazhdimësi do të fitojmë në javën që do të vijë.

Ia dedikoj familjes dhe mbi të gjitha babit, e kanë kërkuar me ngulm këtë gol dhe më në fund mbërriti.

Aktivizimi? Në fund është trajneri që vendos, ne japim maksimumin në stërvitje, në ndeshje në Kupë e kampionat. U munduam të japim maksimumin, duke pritur golin dhe duke luajtur mirë në fund.

Loja? Mendoj se dy golat e parë që na kanë shënuar, i kemi dhuruar, nuk është se nuk ka funksionuar ndonjë gjë. Gjithmonë mundohemi të bëjmë sa më pak gabime e të shënojmë sa më shumë, mendoj se kanë qenë gabimet tona dhe me kalimin e kohës do të mundohemi t’i rregullojmë

Hero? Nëse do të kishim fituar, do të kisha quajtur veten shpëtimtar, por jam i lumtur me golin”, u shpreh Rrapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat