Ademi i befasuar me tifozët e skuadrës së madhe kroate

Futboll

Ademi i befasuar me tifozët e skuadrës së madhe kroate

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:16
Ademi i befasuar me tifozët e skuadrës së madhe kroate

Një histori interesante që lidhet me futbollistin Arian Ademi, i cili mori duartrokitje nga tifozët e Dinamos nga Zagrebi, “Bad Blue Boys” në ndeshjen Dinamo - Slaven Belupo, që u luajt në Koprivnica.

Një moment në Koprivnica që do të mbahet mend përgjithmonë, në minutën e 61 -të të duelit kundër Slavenit, Ademi mori duartrokitje si kurrë më parë…

“Isha vërtet i befasuar. Në fillim nuk e kuptova që ata po brohorisnin emrin tim dhe më pas u befasova kur e mora vesh. Kështu që unë i përshëndeta, ata vërtet më bartën emocione”, - tha Ademi.

Ademi tani është pjesë e grumbullimit të tetorit për Maqedoninë e Veriut, ndaj Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë. Pas lëndimit, ai ndihet gati për të ndihmuar Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat