Osterlen FF shkatërroi liderin, Oskarshamn, fitore e rëndësishme e trajnerit Agim Sopi!

Futboll

Osterlen FF shkatërroi liderin, Oskarshamn, fitore e rëndësishme e trajnerit Agim Sopi!

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:20
Osterlen FF shkatërroi liderin, Oskarshamn, fitore e rëndësishme e trajnerit Agim Sopi!

Fundjavën e kaluar, Österlen FF i trajnerit shqiptar nga Shkupi, Agim Sopi, fitoi në shtëpi kundër liderit të ligës së Divisionit-Jug, Oskarshamn me rezultat 4-1.

Agim Sopi ka dhënë një intervistë për median sudeze, ku fitoren e ka konsideruar si mjaftë bindëse, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

“Duke marrë parasysh situatën në tabelë, mund ta quajmë si një fitore binëse, absolutisht!”, ka thënë ai për “Skanesport”.

Pavarësishtë këtyre tre pikëve, Österlen FF, gjendet në pozitë jo të mirë në tabelë. Pas 22 javësh, renditet në vendin e 14-t me 24 pikë, sa ka skuadra e parafundit Assyriska IK.

“Ndihem sikur tani ka filluar të vijë gjithcka në vend të vet. Ndeshjen e ardhshme e luajmë me Ljungskile, mysafir, ku e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse i përmbahemi planit të ndeshjes, mendoj se kemi një shans të mirë për fitore. Por së pari puna duhet të bëhet 100%”, theksoi strategu shqiptar Agim Sopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat