Ahmed Januzi “Ylli i javës” 

Futboll

Ahmed Januzi “Ylli i javës” 

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:35
Ahmed Januzi “Ylli i javës” 

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 7-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti i KF Dukagjini (Klinë), Ahmed Januzi.

Ai përveç golit të shënuar, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e tij t’i gëzohet fitores në përballje me FC Drita. Kjo ishte fitorja e parë e FC Dukagjini në këtë edicion të #BKTSuperliga 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës nga Klina e dorëzoi Liridona Palushaj, asistent speciaiste për shërbime të klientëve, në BKT, Zyra Qëndrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat