Interi mund të përfitojë nga situata e Strakoshës

Futboll

Interi mund të përfitojë nga situata e Strakoshës

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:48
Interi mund të përfitojë nga situata e Strakoshës

Samir Handanoviq me shumë mundësi në fundin e sezonit do të largohet nga Interi, pas disa sezonesh shumë të mira.

Në shtëpinë zikaltër por përgatisin terrenin për të gjetur një zëvendësues gjatë verës. Objektivi i parë mbetet Onana, portieri i skuadrës së Ajax, i cili mund të vijë me kosto zero.

Gjithsesi kjo nuk është alternativa e vetme.

Nga Seria A së fundmi i është propozuar edhe Thomas Strakosha, edhe ai në fundin e kontratës me skuadrën e Lazios.

Inzaghi e njeh mjaft mirë portierin shqiptar, pasi e ka pasur në skuadër për pesë sezone, por në dy sezonet e fundit, ai ka humbur rolin e titullarit te Lazios për shkak të fortës së Pepe Reinas.

Interi mund të përfitojë nga situata e Strakoshës, për ti bërë një ofertë gjatë verës, teksa do të ishte dhe në interes të gardianit të Kombëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat