Skandal, tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura

Futboll

Skandal, tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:50
Skandal, tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura

Ndeshja midis Uest Hemit dhe Rapidit të Vienës e luajtur për fazën e grupeve të Ligës së Europës prodhoi incidente të pahijshme ku tifozeritë e të dyja skuadrave u përleshen në tribuna gjatë zhvillimit të takimit.

Ishte minuta e 29-të kur Uest Hemi kaloi në avantazh me yllin Deklan Rajs, aty kur dhe filloi lufta e vërtetë.

Tifozët filluan të godisnin me sende njëri-tjetrin, për tu përleshur më pas fizikisht.

Sipas gazetës britanike ‘’The Sun’’, tifozët kishin goditur ndaj njeri-tjetri me shije uji të zbrazura dhe të mbushura me urinë.

Një skandal i vërtetë që ka bërë bujë në mediat e huaja, të cilat kanë transmetuar dhe pamje të përplasjes. Uest Hemi fitoi me rezultatin 2-0 duke marrë kreun e Grupi H me 6 pikë të plota pas 2 ndeshjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat