Daja i zhgënjyer me mbrojtjen

Futboll

Daja i zhgënjyer me mbrojtjen

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:33
Daja i zhgënjyer me mbrojtjen

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, shprehu keqardhje për gabimin e mbrojtësave në momentin e golit të shënuar nga Ibraimi në derbin që përfundoi në barazim 1-1. Sipas teknikut të skuadrës së kuqe, gabimet janë pothuajse “copy-paste”. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Daja ndër të tjera u shpreh:

"Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje.

Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim marrë 4 barazime.

Kemi përdorur në këto 4 ndeshje të gjithë kontingjentin që kemi.

Kemi marrë informacion për çdo lojtar.

E keqja është që ky informacion merret në ndeshje zyrtare. Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni. Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja", tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat