Ndreu kritikon tifozët e Egnatias

Futboll

Ndreu kritikon tifozët e Egnatias

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:50
Ndreu kritikon tifozët e Egnatias

Si një finale! Kështu u zhvillua përballja mes Egnatias dhe Kastriotit në Rogozhinë që i tejkaloi pritshmëritë me spektaklin e ofruar në fushën e lojës. Vendasit ishin dukshëm më dominues falë cilësive të tyre. Cyrbja do të fitonte një penallti me zgjuarsi dhe Augusto e ktheu në gol në minutën e 25.

Me nisjen e pjesës së dytë situata do të lehtësohej për Egnatian pasi Kodra u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 51, për ta lënë Kastriotin me 10 lojtarë. I futur në pjesën e dytë, por lojtari krutan bëri gjithçka keq. Për të hapur takimin mendoi vetë portieri i Egnatias që me gafën e tij i fali golin Spartak Ajazit.

Ndërkohë për të shkuar te barazimi numerik mendoi Telushi që mori kartonin e dytë verdhë në minutën e 77. Drama ishte e madhe në Rogozhinë dhe pas shumë tentativave, do të ishte Augusto që mes fatit të madh e dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit për t’i falur tre pikët Egnatias.

Ndreu: “Duhet të merren masa edhe për tifozët, që janë irrituar edhe me pankinën tonë duke thënë fjalë ofenduese. Sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë ishim shumë dobët. I kemi bërë të qartë lojtarëve se nëse nuk përsërisnim ndaj Egnatias lojën si me Tiranën, nuk do ia dilnim.

Për më tepër që është fushë e re dhe ka shumë entuziazëm. Kur mbetëm me 10 lojtarë ne morëm lojën në kontroll. Në momentin kur doli edhe Telushi me karton të kuq menduan lojtarë tanë se e kishin pikën e marrë”.

Magani: “Futbolli kështu e ka, zgjidhet edhe me situate. Këto gabimet e portierëve sikur po na ndodhin shpesh. Madje e kam porositur portierin që je lojtari i fundit dhe duhet të ketë kujdes. Por në javët në vazhdim do të vijmë në rritje. Ne jemi ekip pa histori, por me organikë të pasur dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën në Superiore. Kartoni i kuq i Telushit? Jo nuk na tradhtoi. Ne jemi një ekip që do t’i hapim punë të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat