Memelli: Ju tregoj të vërtetën e incidentit me Adilin

Futboll

Memelli: Ju tregoj të vërtetën e incidentit me Adilin

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:18
Memelli: Ju tregoj të vërtetën e incidentit me Adilin

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, foli pas barazimit 0-0, që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar sqaroi edhe incidentin me mbrojtësin e skuadrës shkodrane Mevlan Adili, duke u shprehur:

"Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar dhe për të shuar debatin. Mora një ofendim nga lojtari i Vllaznisë. Janë nerva loje, ai është profesionist edhe unë. U futëm në tunel, gjyqtari na ndëshkoi me karton të të verdhë, për Adilin ishte i dyti.

E thirra pas ndeshjes, është i mërzitur, gjithsesi jeta vazhdon dhe i uroj gjithë të mirat. Me Brdariçin fola ata që ndodhi dhe sqarova këtë.

Vllaznia bëri një ngjeshje më të mirë në pjesën e dytë. Raportet prishen pak në momentin kur kërkon të konkretizosh vertikalizimet. I kërkova të kishim shpejtësi në lojë dhe zhvendosje të topit nga një krah në tjetër. Në pjesën e parë patëm rastet tona më të mirë. Jam i mërzitur për lënien e 2 pikëve, jo për lojën, e cila ka qenë jashtëzakonisht e mirë sidomos në pjesën e parë.

I thashë: Mevlan futu brenda se atë e mbaj unë. Unë kam eksperiencë me atë djalin. Do ruaj timin në fillim, pastaj atë të Vllaznisë.

Harku i 90 minutave edhe në Premier Ligë i njeh këto debate, mos harroni Lampard me stafin e Liverpulit. Për të qenë më korrekt, edhe me publikun edhe me ju në studio. Po e kërkoj unë ndjesën i pari. Pjekuria vjen me kohën. Kërkoja të largoja Zguron sa më parë, sepse kam eksperiencë të hidhur me të”, u shpreh Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat