Klopp: Nuk i kuptoj këta njerëz

Futboll

Klopp: Nuk i kuptoj këta njerëz

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:49
Klopp: Nuk i kuptoj këta njerëz

Sipas trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, njerëzit duhet të vaksinohen kundër coronavirus-it për të njëjtën arsye për të cilin nuk mund t’i jepet makinës kur je i dehur: për të mbrojtur vetën dhe mbi të gjitha të tjerët.

Duke ju përgjigjur atyre që i kanë kërkuar një mendim mbi faktin që, në Premier League, vetëm shtatë skuadra nga 20 kanë më shumë se 50% të lojtarëve të vaksinuar, Klopp është përgjigjur se te Liverpool nuk është kështu “sepse mund të them se këtu jemi 99% të vaksinuar”.

“Nuk më është dashur t’u flas lojtarëve të mi për t’i bindur, ka qenë më shumë një vendim i natyrshëm i grupit. Nuk mbaj mend të kem folur me asnjë nga lojtarët, sepse nuk jam një mjek”.

Më pas, Klopp ka përdorur një metaforë për të shpjeguar pse duhet të vaksinohemi.

“Është si t’i japësh makinës i dehur. Pothuajse të gjithë kemi qenë në një situatë ku i kemi thënë vetes ‘jam akoma në gjendje t’i jap makinës’, por ligji nuk e lejon. Ky ligj nuk është bërë për  të më mbrojtur mua pasi kam pirë dy birra, por për të mbrojtur të gjithë të tjerët nga fakti se unë jam i dehur dhe dua t’i jap gjithsesi makinës”, ka thënë trajneri gjerman.

“Me vaksinimet është e njëjta gjë: specialistët na kanë thënë se është zgjidhja për të dalë nga ky moment dhe unë nuk jam vaksinuar vetëm për të mbrojtur veten, por kryesisht të tjerët, të gjithë njerëzit rreth meje. Dhe nuk i kuptoj ata që thonë se ky është një limitim i lirisë personale: nëse është kështu, atëherë edhe rregulli kundër dhënies së makinës në gjendje të dehur është një limitim, por ne e pranojmë”.

I pyetur nëse ka folur me dikë para se të vaksinohej, Klopp ka shpjeguar:

“Çfarë më bindi të vaksinohesha? Kam folur me disa mjekë që njoh prej vitesh. Më pas, unë i përkas një grupmoshe (54 vjeç) për të cilët gjërat mund të jenë më të vështira, dhe nëse nuk do ta kisha bërë, do të kisha qenë në rrezik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat