Trajneri i Laçit: Nuk e kuptoj si kemi luajtur në pjesën e dytë

Futboll

Trajneri i Laçit: Nuk e kuptoj si kemi luajtur në pjesën e dytë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:43
Trajneri i Laçit: Nuk e kuptoj si kemi luajtur në pjesën e dytë

Pas humbjes ndaj Tiranës me rezultatin 2:0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë humbje:

“E dinim që po luanim një ndeshje derbi që po të gabonim do të kishim të vështirë. Lojtarët e mbrojtjes humbën disa topa që nuk kuptoheshin. Në pjesën e parë kam parë një luftë të dy ekipet që donin fitoren, por ishte thjeshtë një luftë asgjë tjetër.

Nuk e kuptoj sesi luajtëm në pjesën e dytë sepse nuk bëmë asgjë. Në tre ndeshjet e para kemi reaguar kur kemi pësuar gol, si shembull edhe ndeshja e kaluar edhe ndaj Dinamos. E vërteta është se kemi nevojë më shumë për agresivitet. Duket sikur luajmë në një fushë me bar artificial, sepse për të luajtur me agresivitet duhet ta bëjmë të gjithë bashkë dhe këtë nuk e kishim sot.

Golat kanë ndodhur kur ne e kishim topin në mesfushë. Ata na kapën në kundërsulm dhe na realizuan.

Sigurisht pas golave është normale që lëmë më shumë hapësira. Askush nuk është i lumtur me dy pikë në katër ndeshje, e dinim që kishim një kalendar të vështirë dhe nuk kam ardhur që të fitoj kampionatin me katër ndeshje.

Se kur vjen trajneri i ri, me seanca stërvitore të reja, kërkesa të reja. Kam ardhur për të punuar, dhe ajo që nxjerr është përgjegjësi si trajner. E di sesa të rëndësishme janë rezultatet.”, përfundoi Dejan Vukiçeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat