Kryetrajneri i Prishtinës: Kishim më shumë guxim, sulmuam

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Kishim më shumë guxim, sulmuam

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:17
Kryetrajneri i Prishtinës: Kishim më shumë guxim, sulmuam

Prishtina arriti të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, tha se skuadra e tij krijoi më shumë raste shënimi në derbin ndaj Dritës, por se ishte e pafat.

“Nuk kishte shumë hapësira në këtë ndeshje. Kishim më shumë guxim, sulmuam dhe tentuam të arrijmë deri të fitorja”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi ardhur për fitore, por të dyja ekipet ishim të kujdesshme. Futbollistët u angazhuan më shumë, tentuam të fitonim takimin, por nuk e arritëm një gjë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat