Tuchel: Koha e Saul do vijë

Futboll

Tuchel: Koha e Saul do vijë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 18:37
Saul Niguez

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur për situatën e mesfushorit Saul Niguez.

Që nga transferimi te “Blutë”, spanjolli nuk ka gjetur formën që shpresonin të gjithë tifozët e klubit londinez.

Sidoqoftë, tekniku gjerman zbuloi se Saul ishte shumë afër që të ishte titullar vikendin e kaluar.

“Ne mund të luajmë me 11 lojtarë në fillim pra do kemi tetë lojtarë të tjerë që qëndrojnë. Nuk e fsheh nga realiteti dhe gjithmonë do bëjë zgjedhjet për të mirën e klubit dhe të këtyre ndeshjeve”.

“Do këtë gjithmonë zgjedhje taktike, do kemi zgjedhje që janë në formë, zgjedhje që bazohen çfarë lojtarët tregojnë në fushë dhe Saul ishte shumë afër për të qenë titullar të shtunën”.

“Në fund vendosa se duhet të jemi me presion më të lartë, ngase kishim kundërshtar që bën presion në qendër, do ishte e drejtë për të t’i thosha okej, provoje dhe të shohim nëse adaptimi ka nisur".

Sidoqoftë, Tuchel ka besim të plotë që Tuchel do rigjejë formën e duhur

“Është jeta në Chelsea dhe duhet të vazhdojmë që t’i mbajmë të gjithë pozitiv. Djemtë kanë punuar për formën sepse paraqitja është më e rëndësishme dhe duhet besim, formë dhe qëndrim pozitiv”.

“Saul ka gjithçka. Koha e tij do vijë shumë shpejtë”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat