Wijnaldum, një “galaktik” në ankth

Futboll

Wijnaldum, një “galaktik” në ankth

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 21:03
Wijnaldum

Mediat e cilësuan si një nga nënshkrimet të rëndësishme të merkatos së verës për PSG, por deri më tani nuk ka rezultuar si i tillë.

Wijnaldum e filloi sezonin si titullar, por nuk performoi siç pritej dhe tashmë ka hapur krahun nga formacioni titullar.

Situata është parë me shqetësim të jashtëzakonshëm nga vendi i tij. “Sigurisht që jam i shqetësuar. Unë  kam folur me të sapo na u bashkua. Alarmi nuk është dhënë akoma. Unë ruaj besimin tek këto lojtarë”,  tha Van Gaal.

Holandezi u tranferua për të sjellë atë ekuilibër te PSG që Pochettinos i mungon aq shumë, por gjithçka është zbehur dhe në vendin e tij kjo është një çështje kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat