Xherdan Shaqiri befason për makinën e tij: Dikur...

Futboll

Xherdan Shaqiri befason për makinën e tij: Dikur...

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:48
Xherdan Shaqiri befason për makinën e tij

Xherdan Shaqiri i ka pasion veturat dhe shpesh është paraqitur me markat më të shtrenjta të viteve të fundit. Së fundmi ai është parë me një Lamborghini Urus, prodhim i vitit të fundit.

I pyetur nga gazetari i “Blick”-ut nëse vozit shpejtë pasi që në Francë lejohet deri në 130 km/h, ai është shprehur se dëshira e tij për shpejtësi ka rënë.

Unë ngas makinën gjithnjë e më me qetësi me moshën. Dikur isha shumë i shpejtë, jo më sot”, ka thënë Shaqiri.

Nga Franca në Zvicër, Xherdan Shaqiri tha se i ka bërë rreth një orë e gjysmë. Ndryshe Xherdan Shaqiri do të bëjë paraqitjen e tij të 100 me fanellën e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat