Casemiro mungon për Brazilin

Futboll

Casemiro mungon për Brazilin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:16
Casemiro mungon për Brazilin

Brazili nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, mesfushorin Casemiro.

Mesfushori nuk do të marrë pjesë në sfidat që kombëtarja braziliane do të luajë këto ditë kundër Venezuelës, Kolumbisë dhe Uruguait për kualifikimet në Kupën e Botës.

Futbollisti i Real Madrid, në fakt, ka probleme dhëmballën e pjekurisë.

Në faqen e Federatës Braziliane të futbollit mund të lexohen arsyet që kanë shtyrë trajnerin Tite të heqë dorë nga Casemiro dhe të marrë në vendin e tij Douglas Luiz:

“Kemi qenë në kontakt me Real Madrid dhe lojtarin.

Kemi marrë nga klubi raportin mjekësor që tregon infektimin e dhëmballës së pjekurisë dhe rekomandimin për pushim absolut dhe pamundësinë për t’u stërvitur në pesë ditët e ardhshme”, kanë qenë fjalët e Rodrigo Lasmar, mjeku i skuadrës braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat