Stekelenburg “var dorezat në gozhdë”

Futboll

Stekelenburg “var dorezat në gozhdë”

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:20
Stekelenburg “var dorezat në gozhdë”

Maarten Stekelenburg “var dorezat në gozhdë” për pjesën e mbetur të sezonit. Portieri 39-vjeçar i Ajaxit të Amsterdamit do të duhet t’i nënshtrohen një operacioni në ijë, që do ta mbajë atë jashtë fushës të paktën për sezonin aktual 2021/22.

Njoftimi u bë nga vetë klubi holandez.

Trajneri Ten Hag pret kthimin e Andrè Onanas, skualifikimi i të cilit për doping do të përfundojë më 4 nëntor.

Ndërkohë, portieri kamerunas, i cili po përfundon kontratën e tij me klubin e Amsterdamit, pëlqehet nga disa klube të mëdha, si Barcelona dhe Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat