Chiesa, alternativa e Real Madridit në rast dështimi me Mbappe dhe Haaland

Futboll

Chiesa, alternativa e Real Madridit në rast dështimi me Mbappe dhe Haaland

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:16
Federico Chiesa

Florentino Perez dhe Jose elngel Sanchez nuk duan të jenë jashtë tregut dhe fakti është se megjithëse kanë përparësi për të nënshkruar me Haaland dhe Mbappe në verën e ardhshme, ata po shikojnë edhe për opsione të tjera duke mos përjashtuar surprizat.

Një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e klubit galaktik, si edhe gjysmës së Evropës është Federico Chiesa.

Lojtari i huazuar nga Fiorentina te Juventus mund të ketë një të ardhme të ndryshme nga ajo që ishte planifikuar dhe kjo pasi Real Madridi mund të nisin sulmin për yllin italian.

Chiesa kohët e fundit është bërë thelbësor për Juventusin, e po ashtu për kombëtaren e Italisë. Vlera aktuale e tij treg është 70 milion euro dhe është në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat