Sheikët e Arabisë Saudite blejnë klubin e Newcastle United

Futboll

Sheikët e Arabisë Saudite blejnë klubin e Newcastle United

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:30
Ilustrim

Sot është bërë zyrtare nga Premier Liga angleze që skuadra e Newcastle United ka kaluar në duart e sheikëve të Arabisë Saudite, pasi që presidenti i klubit Mike Ashley ka shitur të gjitha aksionet e tij.

Mike Ashley ka qenë në krye të klubit anglez për plot 14 vite me radhë, ku gjatë kohës së tij Newcastle ka rënë nga Premier Liga në Championship dy herë, përcjell KosovaPress.

Tani skuadra e Newcastle gjendet në duart e pronarëve me pasurinë më të madhe nga të gjithë pronarët e klubeve të tjera, ku raportohet se bilanci i tyre arrin shifrën e 320 miliardë eurove, 300 milliardë më shumë se pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour bin Zayed.

Me këtë rast, shefja ekzekutive e “PCP Capital Partners” Amanda Staveley u shpreh tejet e kënaqur dhe tregoi se objektivat tani janë që në të ardhmen klubi të garojë për të gjitha trofetë e mundshëm.

“Qëllimi jonë kryesor është i lidhur me tifozët, që të krijojmë një skuadër e cila vazhdimisht do të ketë suksese, një skuadër që rregullisht do të garojë për të gjitha trofetë, dhe të sjellë krenari anë e mbanë globit”, tha Staveley.

Raportohet nga shumë media, që blerja e klubit të Newcastle United ka kushtuar afro 350 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat