Ancelotti probleme me mbrojtësit e krahut

Futboll

Ancelotti probleme me mbrojtësit e krahut

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:44
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është i shqetësuar për mbrojtësit e krahut, Daniel Carvajal dhe Ferland Mendy.

Këta të dy janë zgjedhjet e para të italianit në krahët e mbrojtjes, teksa të dy janë të lënduar dhe kjo e shqetëson Ancelottin.

Kjo pasi që atij i duhet të bëjë rotacione në mbrojtje dhe sipas tij askush nuk mund ta kryej punën si ata të dy në skuadër.

Mbrojtësit mund të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Shakhtar në kuadër të Champions Ligës më 19 tetor, por trajneri Ancelotti nuk dëshiron t’i rrezikojë asnjërin prej tyre, në rast se nuk janë 100% të gatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat