Suedi-Kosovë, dardanët synojnë befasinë

Futboll

Suedi-Kosovë, dardanët synojnë befasinë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:00
Suedi-Kosovë, dardanët synojnë befasinë

Suedi-Kosovë, dardanët synojnë befasinë!

E shtuna nuk është vetëm dita e Shqipërisë, pasi më herët në orën 18:00 në Stockholm Kosova do të sfidojë Suedinë, në një ndeshje sa të vështirë aq edhe të rëndësishme për ecurinë e dardanëve në grupin B kualifikues të eliminatoreve të Katar 2022 aty ku dardanët pas 5 ndeshjeve të para numërojnë 4 pikë.

Në Friends Arena në Solna, Kosova do të ketë një mal të lartë për të ngjitur por pa liderin ekipit Zlatan Ibrahimovic që mund t’i zgjidhë ndeshjet me një lëvizje të vetme edhe Suedia duhet të djersijë shumë për të marrë maksimumin.

Në Supersport përveç sfidës së Kosovës në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe takimet Andorra-Angli e vlefshme për grupin I dhe Zvicër-Irlandë e Veriut, ndeshje në të cilën helvetëve nuk u lejohen më hapat falsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat