Flet Modric: Ndihem i lumtur që jam i nominuar për Topin e Artë

Futboll

Flet Modric: Ndihem i lumtur që jam i nominuar për Topin e Artë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:02
Luka Modric

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka folur pas nominimit në Topin e Artë.

Kroati arriti që të fitonte një herë Topin e Artë para dy rivalëve të përbetuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Tani, Modric është i nominuar sërish dhe thotë se ndihet shumë i lumtur.

“Është bukur që jam i nominuar sërish. Është çmimi individual më i veçantë, nominimi është ndër dhe njohje”.

“Pasi fitova Topin e Artë, është vërtet bukur që jam i nominuar sërish. Është çmim për gjithçka që kam bërë tërë sezonin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, treshja favorite thuhet se janë Jorginho, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat