Koulibaly mbështet idenë e FIFA-s

Futboll

Koulibaly mbështet idenë e FIFA-s

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:25
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly mbrojtësi dhe kapiteni i Senegalit, mbështet idenë e FIFA -s për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, sepse ai beson se kjo mund t’u japë më shumë mundësi ekipeve afrikane.

“Ky mendim është pozitiv për numrin e ekipeve afrikane”, theksoi lojtari i Napolit pas fitores 4-1 të Senegalit ndaj Namibisë, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimin në Katar 2022.

Pesë skuadrat afrikane në Kupën e Botës nuk janë të mjaftueshme. Koulibaly nënvizoi: “Afrika meriton të ketë më shumë ekipe”.

Sipas mbrojtësit, një Kupë Bote çdo dy vjet do të zvogëlonte numrin e miqësoreve. “Ne tashmë ishim duke luajtur shumë , me këtë ide të re, mund të ketë më pak ndeshje miqësore për ne lojtarët”, përfundoi  Koulibaly.

30-vjeçari kërkon që ideja të merret parasysh, duke marrë mendimin e sa më shumë kolegëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat