Shqipëria - Polonia, finale për vend të dytë, cila favorizohet nga bastet?

Futboll

Shqipëria - Polonia, finale për vend të dytë, cila favorizohet nga bastet?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 13:50
Shqipëria - Polonia, finale për vend të dytë, cila favorizohet nga bastet?

Polonia cilësohet si ekipi favorit për të fituar ndeshjen e sotme në orën 20:45 kundër Shqipërisë, që do të luhet në “Air Albania”.

Kompanitë e basteve i japin një avantazh ekipit polak duke i vendosur koeficientin 1.95 për triumfin e mundshëm.

Nga ana tjetër, barazimi kuotohet me 3.4, ndërsa fitorja e Shqipërisë ka koeficientin 3.75. Megjithatë, këto janë thjesht parashikime.

Sfida e Kombëtares kuqezi ndaj Polonisë, është e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat