Bogdani: Kombëtarja i kaloi pritshmëritë, ndaj Lewandowski-t do të jetë e vështirë

Futboll

Bogdani: Kombëtarja i kaloi pritshmëritë, ndaj Lewandowski-t do të jetë e vështirë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:49
Bogdani: Kombëtarja i kaloi pritshmëritë, ndaj Lewandowski-t do të jetë e vështirë

Erjon Bogdani i ftuar në lidhje skype në Breaking në Top News ditën e sotme foli për mundësitë e kombëtares shqiptare për ndeshjen me Poloninë.

Ai tha se kuqezinjtë i kanë kaluar pritshmëritë duke qenë në vend të dytë kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje nga fundi i eliminatoreve.

Bogdani u shpreh se stadiumi plot do të jetë një ndihmesë e madhe për lojtarët e kombëtares shqiptare.

“Stadiumi plot është i rëndësishëm edhe për vetë lojtarët, se do marrin zemër. Stadiumi plot do të thotë që dhe kombëtarja ka marrë rezultate të mira. Kemi përmbushur dhe objektivin tonë, se kur në fillim pamë shortin, të gjithë mendonin se Anglia do jetë në vend të parë e Polonia në vend të dytë.

Por ne jemi 3 ndeshje nga fundi dhe jemi 1 pikë para Polonisë. Kjo është një ndeshje shumë e fortë, me një ekip që ka një Levandovski që për mendimin tim është lojtari më i mirë në botë, se po shënon gjithnjë e më shumë çdo javë.

Por po vijmë në këtë ndeshje me një entuziasëm të madh pas fitores me Hungarisë. Në këtë ndeshje nuk kemi çfarë humbim. Shpresoj për rezultat pozitiv.

Vijmë nga një ndeshje pa tifozë që ishte në favorin tonë në Hungari, dhe tani jemi plot në stadiumin tonë,” tha Bogdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat