Ramos sheh dritë në fund të tunelit

Futboll

Ramos sheh dritë në fund të tunelit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:51
Ramos sheh dritë në fund të tunelit

Më në fund pak dritë në fund të tunelit për Sergio Ramos.

Nga zërat që e shikojnë larg Paris Saint Germain që në merkaton e dimrit tek debutimi i ish-kapitenit të Realit të Madridit me klubin parizien.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Marca, kalvari i gjatë i dëmtimeve të qëndërmbrojtësit duket se ka përfunduar me Ramos që pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino që këtë fundjavë për sfidën ndaj Angers që PSG do të luajë të premten në Parc des Princes, takim i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit francez, sfidë që do të transmetohet në ekranin e Supersport. Sergio Ramos gjatë kësaj jave është stërvitur rregullisht me shokët e tjerë të skuadrës dhe Pochettino mund t’i japë disa minuta në takimin ndaj Angers.

Nëse debutimi nuk vjen këtë javë atëherë shtatlarti spanjoll pritet të debutojë mesjavën e ardhshme në sfidën e Championsit ndaj gjermanëve të Leipzig.

Sergio Ramos iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës me parametër zero por për shkak dëmtimi ai ende nuk ka debutuar me kryeqytetasit francize dhe duhet pranuar që në Kullën Eiffel presin shumë nga Ramos pasi eksperienca dhe klasi që ai zotëron mund të jenë një ndihmë e madhe për skuadrën e Pochettinos.

Në ditët e fundit është përfolur shumë edhe për një largim të 35-vjeçarit me destinacion të ri Premier League dhe Manchester United aty ku Ramos do të ritakohej me shokun e tij të vjetër Cristiano Ronaldo, por për momentin prioritet i Ramos është të bëjë mirë me Paris Saint Germain dhe të respektojë kontratën 2-vjeçare me parizienët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat