Lewandowski flet për shishet e hedhura në Tiranë

Futboll

Lewandowski flet për shishet e hedhura në Tiranë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:19
Lewandowski flet për shishet e hedhura në Tiranë

Robert Lewandowski ka folur në përfundimin e takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Sulmuesi polak është shprehur se në momentin e hedhjes së shisheve të ujit u bë situata e rrezikshme për futbollistët.

“Ndeshjen e kemi pasur nën kontroll. Me rëndësi është që ne morëm fitoren. Kishim në kontroll mesfushën, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të qënë më afër portës së Shqipërisë.

Por e dinim nivelin e tyre dhe me rëndësi është që kemi fituar.

Arbitri po debatonte për ta ndërprerë lojën. I kishte qortuar shqiptarët më parë dhe kur shishet fluturuan tek ne, u bë pak e rrezikshme situata. Gjithsesi e dinim që ndeshja do të mbyllej deri në fund”, tha Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat