Lajm i keq për Madridin, lëndohet Militao

Futboll

Lajm i keq për Madridin, lëndohet Militao

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:12
Militao

Gjiganti spanjollë sapo ka marrë një lajm të ‘hidhur’.

Eder Militao ishte në grumbullim me Kombëtren e Brazilit në kualifikimet e Kupës së Botës.

Futbollisti është diagnostifikuar me një dëmtim të kofshës dhe është larguar nga grumbullimi.

Ende nuk dihet sa do të mbetet jashtë fushave Militao, por është në dyshim për dy ndeshjet e radhës ndaj Shakhtar Donetks dhe Barcelonës.

Një lajm shumë i keq ky për “Los Blancos” që kanë shumë pak opsione në repartin e mbrojtjes, dhe dyshja e qendrës tani mund të përbëhet nga David Alaba e Nacho.

Së shpejti pritet që Madrilenët të dalin me komunikatë dhe të dihet më shumë rreth lëndimit të futbollistit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat