Nasri e paska tepruar

Futboll

Nasri e paska tepruar

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:22
Nasri e paska tepruar

Kohët kur Samir Nasri driblonte, shënonte dhe magjepste me fanellat e Olimpikut të Marsejës, Arsenalit, City-t dhe Sevillas duken shumë të largëta. Një muaj më parë, francezi njoftoi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur, por forma e tij fizike është tashmë larg asaj të një sportisti.

Imazhet e ish-futbollistit të përfaqësueses franceze në “Ndeshjen e Heronjve”, e organizuar për lamtumirën e tij mes legjendave të Olimpikut të Marsejës dhe një ekipi të UNICEF-it, po bëjnë xhiron e botës.

Mbipeshë dhe me forma të rrumbullakosura aspak të denja për një sportist, edhe pse ka të njëjtën moshë me Messin, Benzemanë, Cavanin dhe Bonucci, vetëm për të përmendur disa.

Nasri ka qenë pa ekip për rreth një vit, pas përvojës së tij të fundit tek Anderlechti. Në kohë të shkurtër pa aktivitet, Nasri ka shtuar peshë në mënyrë të frikshme, ndryshe nga shumë ish-futbollistë, kolegë të francezit, që dukeshin më në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat