Zakaria dëshiron kalimin te Barcelona

Futboll

Zakaria dëshiron kalimin te Barcelona

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:35
Denis Zakaria

Futbollisti i Borussia Monchengladbach po mendon largimin nga ekipi.

Denis Zakaria ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2022.

Zakaria thuhet se po refuzon të rinovojë marrëveshjen dhe pritet të largohet në fund të edicionit si futbollistë i lirë.

Sipas ‘The Sun’, futbollisti zvicran po dëshiron me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Gjiganti spanjollë gjithashtu është i interesuar ta ketë atë në ekip si transfer me parametra zero, dhe do të ishte një përforcimi i rëndësishëm për repartin e mesfushës.

Interesim për Zakarian kanë shprehur edhe shumë ekipe angleze dhe italiane, por ai tashmë e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të kaluar te ‘Blaugranët’.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat