Ferguson insiston

Futboll

Ferguson insiston

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:21
Ferguson insiston

Sir Alex Ferguson thotë se “Topi i Artë” për vitin 2021 duhet të shkojë për legjendën e “Djajve të Kuq”, për Cristiano Ronaldon.

“Topi i Artë” është bërë çështje nëpër media ditët e fundit.

Kurioziteti nga tifozët por jo vetëm është rritur shumë se kush do jetë lojtari fitues kësaj here, dilema është shumë më e madhe se viteve të tjera.

Gara për “Topin e Artë” ka filluar me Messi, Rondaldo, Benzema, Lewandowski etj, që janë vetëm disa nga lojtarët që luftojnë për këtë çmim.

Sir Axel Fergunson mendon se fituesi i këtij çmimi të madh individual duhet të jetë Cristiano Ronaldo.

Sipas Ferguson, arritjet e CR7 në vitin 2021, dhe rekordet që ka thyer, janë mjaftueshëm dëshmi që “Topi i Artë” të shkojë në duar të portugezit.

“Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë. Këtë vit ai ka thyer rekord pas rekordi. Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madrid (451 gola) është golashënuesi më i mirë historik në Ligën e Kampionëve (136) dhe kombëtaren Portugeze (115). CR7 ka 795 gola në 1,084 ndeshje.

Nuk është rekordi i vetëm që Cristiano zotëron. Gjatë vitit 2021 është bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në nivel kombëtar. 115 golat e tij me  Portugalinë e lejuan atë të kalojë rekordin e Ali Daei (109).

Përveç kësaj, me këtë shifër ai ka arritur të mposhtë edhe Sergi Ramos (180) për t’u bërë lojtari evropian me më shumë ndeshje (182)”, përfundon Fergunson.

CR7 e di se e ka të vështirë, por synon të rrëmbejë këtë trofe për herë të gjashtë, aq sa e ka fituar Lionel Messi, që është kandidatë edhe këtë vit dhe në rast të triumfit, do të shkonte në shtatë Topa të Artë.topa

Ronaldo e ka fituar këtë çmim njëherë me Unitedin në 2008 dhe gjithë të tjerët me Real Madridin më 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat