Lushtaku: Këta djemë e meritojnë

Futboll

Lushtaku: Këta djemë e meritojnë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:40
Lushtaku: Këta djemë e meritojnë

Tahir Lushtaku është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në derbin rajonal ndaj Feronikelit, raporton Insporti.

Lushtaku në intervistën pas ndeshjes për “Artmotion” ka deklaruar se kushtet për ndeshje ishin të vështira, por paraqitja e futbollistëve të tij ishte për t’u vlerësuar, pasi treguan karakter të fortë.

“Pavarësisht kushteve çfarë kenë dmth e patë edhe ju vetë, terreni ishte shumë i vështirë. Shumë krenarë me këtë djem. U pa që e nisëm furishëm nga minuta e parë, i arritëm tri gola në pjesën e parë.

Pa e lejuar asnjëherë Feronikelin, ja kemi pa mundësuar apo çdo aksion ia kemi ndaluar në mesfushë.

Këta djemë e meritojnë, po shihet që kanë karakter të fortë. Na kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohë sa ishim në pauzë, jemi në rrugë të mbarë. Të gjithë futbollistët po mundohen të mbërrijnë diçka në këtë kampionat”.

Me fitoren në derbin rajonal me Feronikelin, Drenica bëhet lidere me 17 pikë të grumbulluara në pozitën e parë.

Ndërsa, Feronikeli mbetet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat