Presidenti kontravers

Futboll

Presidenti kontravers

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:40
Presidenti kontravers

Xhixhi Bekali është një nga presidentët më kontravers në botën e futbollit.

Kreu i Steauas së Bukureshtit njihet për bëmat e tij të shumta në kampionatin rumun, ku më e freksëta është ajo kur largoi disa prej lojtarëve të sapo afruar në ekip.

Së fundmi, Bekali del kundër rrymës. Në një kohë kur klubet po përpiqen të bindin lojtarët e tyre të vaksinohen, me biznesmenin rumun ndodh e kundërta. Bekali është shprehur në medat në Rumani se më parë preferon të gjuajë veten me a.rmë në kokë se sa të vaksinojë ekipin.

“Nëse do të kisha një armë dhe një vaksinë në tryezë, do të preferoja të merrja një armë dhe të qëlloja veten në kokë. Nuk ka asgjë vaksinimi në klubin tim”, ka thënë Xhixhi Bekali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat