Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror

Futboll

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:09
Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo dy vjet.

Megjithatë, një gjë e tillë po kundërshtohet nga UEFA, Conmbebol por edhe nga shumë trajner e futbollistë pasi po konsiderohet si lodhje e tepruar për futbollistët që të luajnë në shumë kompeticione për një kohë të shkurtër.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një intervistë për Reuters ka bërë të ditur sërish që nuk e përkrah në asnjë mënyrë një ide të tillë.

“Planet e FIFA-s që Kupa e Botës të organziohet çdo dy vjet do të bllokohet nga UEFA dhe CONMEBOL edhe nëse ata marrin mbështetjen e shumicës së shoqatave të futbollit”.

“Këto propozime do të dëmtonin të gjitha format e futbollit dhe do të zhvlerësonin vetë konkurrencën. Ky koncept ka të gjitha karakteristikat e një vendimi që FIFA dëshiron të marrë shpejt dhe le që pjesa tjetër e botës së futbollit të pendohet ashpër”.

 “UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë derisa të mbizotërojë sensi i shëndoshë dhe planet të braktisen”, tha Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat